Zemaj: S’guxon askush të më kontaktoj jashtë LDK-së, VV po kërkon zgjidhje me joshje

Zemaj: S’guxon askush të më kontaktoj jashtë LDK-së, VV po kërkon zgjidhje me joshje

11:12, 27/05/2025

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se askush nuk guxon ta kontaktojë jashtë subjektit politik të cilit i takon.

Kështu tha ai për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila e pyeti nëse është kontaktuar nga VV-ja pas raportimeve të fundit se disa deputetë të partive të tjera do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamentare përmes votimit të fshehtë.

Ai poashtu deklaroi se të gjithë po kërkojnë zgjidhje nga LDK-ja.

“Nuk guxon askush të më kontaktoj jashtë LDK-së, i qëndroj besnik. Interesant që të gjitha partitë zgjidhjen dhe fatin e tyre politik e kërkojnë të LDK-ja, por kur flasim për pushtetin, flasim me egon e fituesit ose të një fituesi simbolik që dirigjon zgjedhjen e organeve të reja siç është kuvendi dhe qeveria”, tha ai.

“LDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka dhënë qëndrim dhe zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe për t’iu mundësuar qytetarëve formimin e institucioneve të reja. Të tjerët më shumë kanë folur për dëshira dhe në fund vazhdon thirrja e seancave. Fajtori kryesor i kësaj gjendje është VV-ja sepse ajo i ka numrat për të ofruar zgjidhje, ata zgjidhjen po e kërkojnë me joshje, por nuk janë të interesuar për marrëveshje politike”, tha deputeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco