Dehari para seancës: Jam vetëm drejtues teknik, s’jam aty për të dhënë zgjidhje

Dehari para seancës: Jam vetëm drejtues teknik, s’jam aty për të dhënë zgjidhje

10:53, 27/05/2025

Kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari para nisjes së seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, ka thënë se ai është vetëm “drejtues teknik” dhe se nuk është aty për të dhënë zgjidhje.

Dehari ka thënë se inatet po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam aty vetëm drejtues teknik,  shpesh herë ka edhe keqkuptime që thonë pse nuk po i jep zgjedhje.  Nuk jam për të dhënë zgjidhje, as për të mos dhënë. Zgjidhje do të ketë kur njerëzit të jenë të arsyeshëm, duhet me e gjetë zgjidhjen. Unë e kam një skenar të sekretarisë së Kuvendit, skenari vazhdimisht na vjen prej Sekretarisë. Skenari do të ndryshojë kur partitë politike të vendosin të votojnë.

Meqë votimi i hapur nuk dha rezultat, vendosa ta provoj me votim të fshehur, që prapë nuk dha rezultat, për çka mendoj se janë në pyetje inatet”, tha ai para seancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco