EMRI & VIDEO/ Abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Itali, 60-vjeçari kapet në Durrës

08:57, 27/05/2025

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Forcat Operacionale, pasi kërkojë nga drejtësia italiane. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, në pranga është vënë shtetasi Nikolla Logo, pasi rezulton i dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. Ai është kapur në Durrës, ndërsa pritet të ekstradohet.  

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar 'Operacionalja 46', në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali. 

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco