Agusholli për ndalimin nga autoritetet serbe: Ishte e papritur – ndodhi pa asnjë arsye të qartë

Agusholli për ndalimin nga autoritetet serbe: Ishte e papritur – ndodhi pa asnjë arsye të qartë

21:07, 26/05/2025

Sot është ndaluar dhe liruar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli.

Ai tha se me “ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”.

“Nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco