Qytetari dorëzon para të gjetura në Shupkovc, Policia kërkon pronarin të lajmërohet

Qytetari dorëzon para të gjetura në Shupkovc, Policia kërkon pronarin të lajmërohet

17:47, 26/05/2025

Një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.

Policia fton personin që i ka humbur paratë të paraqitet në stacion ose të kontaktojë në numrin 192.

”Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192.
Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco