Kurti për “Defender Europe 25”: Do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera

Kurti për “Defender Europe 25”: Do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera

17:12, 26/05/2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e së cilit do të jetë sivjet Kosova. Ai ka thënë se në këtë ushtrim do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera.

Kurti ka thënë se ky ushtrim do të shtrihet në tri zona gjeografike të Evropës dhe se në zonën e Evropës juglindore ku hyn edhe Kosova do të marrin pjesë 12 mijë ushtarakë nga 19 shtete,

Kurti ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me përafërsisht 1.000 trupa në ushtrimet që do të zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

“Veçantia më e rëndësishme për ne në Ushtrimin Defender Europe 25 është që Republika e Kosovës është vendi i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë. Nga baza e FSK-së në Aeroportin e Gjakovës, kjo komandë taktike amerikane do të udhëheqë me të gjitha brigadat në regjionin e Evropës Juglindore”, ka shkruar Kurti.

Pjesa e ushtrimit që zhvillohet në Kosovë do të zgjasë deri më 9 qershor dhe do të zhvillohet në pjesën perëndimore të vendit.

Gjatë këtij ushtrimi, Kurti ka thënë se njësitë e FSK-së do të zhvillojnë operacione luftarake sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit.

“Në ushtrim do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që po vazhdojnë të blihen nga Qeveria e Kosovës për ushtrinë tone”, ka shkruar tutje Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco