Osmani takohet me Rutten, bisedojnë për sigurinë në vend

Osmani takohet me Rutten, bisedojnë për sigurinë në vend

16:15, 26/05/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës së saj në SHBA.

Në fokus të takimit ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe roli i rëndësishëm i misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes.

‘Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, shkroi tutje Osmani në Facebook.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco