Me celular në timon/ Procedohet shoferi nga Kosova në Durrës, tentoi të korruptonte policin

Me celular në timon/ Procedohet shoferi nga Kosova në Durrës, tentoi të korruptonte policin

14:28, 26/05/2025

Një shofer autobusi nga Kosova, është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.

Ngjarja është regjistruar momentin kur, një patrullë policie i kanë bërë shenjë ndalimi shoferit 38-vjeçar, i cili drejtonte autobusin me celular në dorë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari. 

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar në rrugën “Pavarësia”, drejtuesin e një autobusi që po përdorte celularin ndërkohë që ishte në lëvizje. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para, punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco