Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar sërish përmes emailit zyrtar të Presidencës së Republikës së Kosovës.
Kjo është hera e dytë brenda një jave që Osmani është kërcënuar me jetë.
“Jan nis me tvra k… edhe shpihunat e Serbisë polici shka jan me arm të kontrabandume”, thuhet në mesazhibn e dërguar në emailin zyrtar të Presidencës.
Mesazhi i parë kërcënues në adresë të Presidencës për Osmanin erdhi më 19 maj.

© SYRI.net