Të lodhur, por të vendosur: Punëtorët e “Pastrimit” sërish në protestë me thirrjen “Na lini të punojmë”

Të lodhur, por të vendosur: Punëtorët e “Pastrimit” sërish në protestë me thirrjen “Na lini të punojmë”

11:16, 26/05/2025

Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe të hënën. 

Derisa punëtorët janë mbledhur para objektit të komunës, kamionët e kësaj kompanie janë vendosur në rrugë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Punëtorët e “Pastrimit” po kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.

Të dielën, Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi bëri të ditur se greva s’do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Greva e tyre nisi qysh javën e kaluar.

Punëtorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të mospagimit të borxhit nga ana të qeverisjes lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco