Mos konstituimi i Kuvendit/ Berisha: Politikanët e Kosovës nuk kanë të drejtë të luajnë me të, si një lodër e rrezikshme

17:36, 25/05/2025

Ish-diplomati Mal Berisha, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi sot ka dështuar edhe seanca e 21-të e konstituimit të Kuvendit.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te letra e hapur e shkruar para një dite, ku i kërkonte politikanëve që ta bëjnë për hir të Kosovës dhe të konstituojnë Kuvendin, por një gjë e tillë nuk ndodhi as sot.

Gjithashtu Berisha solli në vëmendjen e opinionint raste nga historia evropiane dhe jo vetëm, ku kombe të ndryshme, pasi kanë luftuar shumë me kundërshtarët, në fund kanë rrënuar vetveten.

‘Ajo përpjekja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës, me ato sakricifa, me gjak, me mundime, me eksode, me kthime, me vrasje me keqtrajtime, me përdhunime dhe në fund fare në krah të tyre komuniteti ndërkombëtar që harxhoi aq shumë për t’i çliruar ata dhe për t’i përzënë serbët nga territori i Republikës së Kosovës dhe e ndërtuan shtetin demokratik, vetëm këtë të mendojnë pasi në fund janë vëllezër të një gjaku, burojnë nga ata njerëz që kanë dhënë jetën për Kosovën dhe nuk kanë aspak të drejtë të luajnë me të si me një lodër shumë të rrezikshme që mund ta çojë Kosovën në një gjendje tmerrësisht të paparashikueshme po të kemi parasysh edhe zhvillimet gjeopolitike jo vetëm në Europë por edhe më gjerë’, theksoi ish-diplomati.

Intervista:

Berisha: Si qytetar i Shqipërisë dhe si shtetas i Kosovës, që kam nderin dhe privilegjin të jem dhe për shkak të lidhje me atë vend që nga origjina ime, ndjeva një detyrim edhe pse zëri im nuk u dëgjua dhe e prisja që nuk do dëgjohej, sepse unë thirra që të mos kishte një seancë të dështuar të 21-të, prapë mendoj se shkrova diçka që do u kujtonte atyre parlamentarëve të Kosovës, gjithçka që ka kaluar ai vend deri sa ata kanë ardhur në atë parlament, gjithë tragjedia e kombit shqiptar në territorin e Kosovës dhe gjithçka ishte bëjeni për hir të Kosovës, tejkaloni vetveten tejkaloni inatet personale dhe ndasitë partiake sepse Kosova është shumë herë më e rëndësishme se të tërë atë deputetë dhe brezat e deputetëve që do të vijnë, dhe unë e prisja që do isha në zë në shkretëtirë, por në fund të gjithë ne si qytetarë, ta themi atë që kemi për të thënë pavarësisht se sa efekt do të ketë.

Ferko: Çfarë është ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës?

Berisha: Historia e kombeve të popujve të Europës ka shumë shembuj, ku kombe të tërë, pasi kanë mbijetuar në konflikte të tmerrshme që kanë pasur me ushtri, kombe apo diktatorë të tjerë, e kanë rrënuar vetveten.

Ka një lëvizje separatiste në Spanjë, me katalanjët, të cilët pavarësisht nga kundërdëshira e Madridit, ata arritën që nga viti 2015 bënë një referendum që i dha të drejtën e shkëputjes. Dhe e dini se përse nuk u shkëputën? Sepse ata u zunë me njëri tjetrin dhe humbën mazhorancën e grupit që ishte për Katalanjën e pavarur dhe mbetën pjesë e Spanjës. Nuk jam një tifoz i Katalanjës për tu ndarë apo një kundërshtarë i Spanjës për tu disintegru, por ambiciet personale politike të atyre njerëzve e shembën opinionin dhe dëshirën e popullit të vetë.

Ajo përpjekja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës, me ato sakricifa, me gjak, me mundime, me eksode, me kthime, me vrasje me keqtrajtime, me përdhunime dhe në fund fare në krah të tyre komuniteti ndërkombëtar që harxhoi aq shumë për t’i çliruar ata dhe për t’i përzënë serbët nga territori i Republikës së Kosovës dhe e ndërtuan shtetin demokratik, vetëm këtë të mendojnë pasi në fund janë vëllezër të një gjaku, burojnë nga ata njerëz që kanë dhënë jetën për Kosovën dhe nuk kanë aspak të drejtë të luajnë me të si me një lodër shumë të rrezikshme që mund ta çojë Kosovën në një gjendje tmerrësisht të paparashikueshme po të kemi parasysh edhe zhvillimet gjeopolitike jo vetëm në Europë por edhe më gjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco