Arrestohet një person në vendkalimin kufitar në Merdare

Arrestohet një person në vendkalimin kufitar në Merdare

09:18, 25/05/2025

Është arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Merdare.

Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“SPK Merdarë 24.05.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco