'Dashuria është unitet!' Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj

'Dashuria është unitet!' Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj

11:30, 18/05/2025

Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen parap besimtarëve si si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre. Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

"Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër. Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin", tha Papa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco