Edi Rama shpall Ikballe Hudutin ‘person i padëshiruar’

Edi Rama shpall Ikballe Hudutin ‘person i padëshiruar’

14:41, 25/06/2026

Kryeministri Edi Rama ka shpallur si ‘person të padëshiruar’ Ikballe Huduti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka njoftuar shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti.

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Gjatë ditës së sotme edhe Edi Rama pati një reagin ndaj saj, lidhur me përfshirjen në protestat në Tiranë.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco