Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

17:14, 25/06/2026

Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e Drejtorisë thuhet se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë”, u tha në njoftim.Krahas njoftimit, janë bashkangjitur edhe fotografi të planit për këtë treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco