Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një grua ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar ratin për gazetën online Reporteri.net, duke saktësuar se aksidenti ka ndodhur më 18 maj 2025, rreth orës 04:19.
Sipas tij, në momentin e aksidentit në automjet kanë qenë tre pasagjerë: dy meshkuj dhe një femër. Si pasojë e plagëve të rënda, gruaja ka vdekur.
“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”, tha ai
© SYRI.net