Zënkë mes dy personave në Prishtinë, përdoret edhe thika

Zënkë mes dy personave në Prishtinë, përdoret edhe thika

09:37, 18/05/2025

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një zënke në  rrugën “Vushtrria” në Prishtinë.

Sipas policisë, njeri prej të dyshuarve ka sulmuar fizikisht një burrë, e më pas është përdorur edhe thika.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco