Eurovision 2025/ 'Zjerm' e këndohet e  26-ta, ja si do të votohet

Eurovision 2025/ 'Zjerm' e këndohet e 26-ta, ja si do të votohet

21:15, 17/05/2025

Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Do të interpretohen 26 këngë dhe pas 4 orësh muzikë, performanca,  dhe emocionesh, do të mësohet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025.

Kënga ‘Zjerm’ e Shkodra Elektronik do të jetë e 26-ta.

Por si do të votohet?

Secili prej 37 vendeve pjesëmarrëse në Eurovisionin e këtij viti do të mund të votojë.

Çdo vend ka një juri kombëtare e cila jep një grup pikësh me 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Çdo vend do të ketë televotim, i cili gjithashtu rezulton në një grup prej 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikësh.

Votimi online nga vendet që nuk marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2025 ka të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Së pari, pikët e jurisë do të prezantohen individualisht nga një zëdhënës për secilin vend.

Së dyti, pikët nga televotimi do të grumbullohen dhe do të jepen të kombinuara.

Juritë kombëtare votuan dje në mbrëmje (e premte, 16 maj) gjatë provës së dytë gjenerale.

Nëse dy vende kanë të njëjtat pikë, një rezultat i kombinuar kombëtar i televotimit dhe jurisë do të llogaritet vetëm për qëllimin e zgjidhjes së situatave të barazimit. Më e mira nga të dyja është kënga që ka marrë pikë nga numri më i madh i vendeve nga llogaritja e kombinuar kombëtare e televotimit dhe jurisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco