Takimi me Merz në Tiranë, Osmani: Do të punojmë për ta forcuar edhe më shumë partneritetin me Gjermaninë

Takimi me Merz në Tiranë, Osmani: Do të punojmë për ta forcuar edhe më shumë partneritetin me Gjermaninë

19:47, 17/05/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar dje me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme. E para e shtetit tha se pret me padurim të punojë me kancelarin e ri gjerman për të forcuar partneritetin mes dyja vendeve.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkroi Osmani.

Ditën e djeshme liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco