'Enver Hoxha do t'i kishte zili rezultatet e PS në Greqi!'/ Bozdo: Manipulimi i votave, një dhunim i emigrantëve

'Enver Hoxha do t'i kishte zili rezultatet e PS në Greqi!'/ Bozdo: Manipulimi i votave, një dhunim i emigrantëve

15:03, 17/05/2025

Eno Bozdo, deleguari politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me procesin e fundit zgjedhor, duke e cilësuar situatën si një shfaqje të plotë të manipulimit të votave, veçanërisht në Greqi.

Ai shkruan se rezultatet e Partisë Socialiste atje janë aq të larta, sa që edhe Enver Hoxha do t'i kishte pasur zili. Me një 90% të votave për PS dhe vetëm 5-7% për PD, Bozdo kritikon mungesën e imagjinatës dhe transparencës në procesin zgjedhor, duke e cilësuar si një dhunim të drejtave të emigrantëve që u nisën për t'i dhënë një mundësi të barabartë atyre.

Postimi:

Edhe E. Hoxha do t'i kishte zili rezultatet e Partisë Socialiste, në kutitë e Greqisë!

PS merr rregullisht rreth 90% të votave, ndërsa PD 5% deri 7%!

Mirë që e kanë manipuluar tërësisht këtë proces, por pse kaq pa fantazi? Mund ta kishin mbajtur pak dorën, sa për ta bërë më të.pranueshëm procesin. Apo "..vetëm përpara..".

Gjithsesi është një mjerim të shohësh këtë proces që ka degjeneruar kaq rëndë, që u nis në respekt të vëllezërve dhe motrave tona në emigracion dhe përfundon në dhunim të tyre!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco