Kryeministri Edi Rama ka përdorur logot dhe simbolet e samitit të komunitetit politik evropian në funksion të fushatës së tij elektorale.
Kjo u faktua pikërisht në ditën e samitit ku shefi i qeverisë, në kufijtë e një skandali diplomatik, manipuloi liderët evropianë duke i ftuar të firmosin mbi yllin që simbolizoi fushatën e tij zgjedhore, e cila rezultoi në fund në një masakër elektorale.
Manipulimi nga ana e Edi Ramës i liderëve evropianë me yllin e fushatës së Partisë Socialiste vijoi edhe më tej. Siç raportojnë mediat pranë qeverisë, Kryeministri Rama u ka dhuruar të gjithë liderëve evropianë atlete të personalizuara me yllin që shoqëroi Partinë Socialiste gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Duket se Edi Rama ka shfrytëzuar çdo mundësi manipulimi për marrjen e mandatit të 4 qeverisës, përfshirë këtu edhe liderët më të fuqishëm të Evropës. Numërimi I votave të diasporës në Greqi i vë vulën masakrës më të rëndë zgjedhore në historinë e pluralizmit shqiptar.
© SYRI.net