Vetëvendosje dështon sërish ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Haxhiut kryekuvendare

Vetëvendosje dështon sërish ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Haxhiut kryekuvendare

11:22, 17/05/2025

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në seancën e sotme që të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.

Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.

“53 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim. Shihemi më 19 maj, në orën 10:30”, tha Dehari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco