Kryeministri Rama ka shmangur çdo koment për masakrën zgjedhore të 11 majit dhe raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR përmes mekanizmit të kontrollit të pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, por nuk ka arritur ta bëjë këtë përpara gazetarëve të huaj që morën pjesë në samitin e komunitetit politik evropian që u mbajt në Tiranë.
Gjatë konferencës përmbyllëse të samitit, me kryeministren e Danimarkës, gazetari i agjencisë prestigjoze të lajmeve Reuters e pyeti Kryeministrin Rama se si mund të anëtarësohet Shqipëria në BE kur në deklaratën e Bashkimit Europian për zgjedhjet u theksua qartë se fusha e lojës nuk ishte e barabartë mes palëve.
Rama u vu qartësisht në vështirësi nga pyetja dhe u përpoq të spekulonte mbi gjetjet e rënda të raportit paraprak të OSBE/ODIHR duke thënë se ai mund të ndryshohet më vonë.
Teksa Rama deklaroi se termi I pabarazisë së garës ishte I shkëputur nga raporti, që sipas tij përshëndeste zgjedhjet, OSBE ODIHR, deklaronte një ditë pas zgjedhjeve fakte shumë më të rënda që praktikisht rrëzonin procesin zgjedhor të 11 majit. Në raport përmendet përdorimi i aseteve dhe administratës shtetërore në favor të Partisë Socialiste, frikësimi I votuesve dhe punonjësve të administratës, shitblerja e votës dhe një sërë shkeljesh të tjera. Nga ana e saj edhe kryeministrja daneze Fredriksen, kur u pyet për anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deklaroi se ky proces duhet të meritohet.
Një ditë pas zgjedhjeve, kreu I delegacionit të Parlamentit Europian Michael Gahler u shpreh qartë në Tiranë se me zgjedhje të tilla, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
© SYRI.net