Abdixhiku mirëpret Blerim Kuçin: Po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën

Abdixhiku mirëpret Blerim Kuçin: Po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën

20:07, 16/05/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka mirëpritur rikthimin në këtë parti të ish-kryetarit të Suherakës, Blerim Kuçi.

Pas vizitës në Suharekë, Abdixhiku tha se bashkë me kryetarin e degës në Suharekë, Ardian Shalën po ndërtojnë një ekip të fitores në Suharekë, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.”, tha ai.

Ai tha se kjo ditë nisi me bashkimin e të gjithë atyre që i përkasin LDK-së.

“Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni. Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim. Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.
Blerim të priftë e mbara. Ardian, na prijë në rrugën përpara!”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco