ZKM tregon çka bisedoi Kurti me ish-kryeministrin grek

ZKM tregon çka bisedoi Kurti me ish-kryeministrin grek

18:54, 16/05/2025

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se sot kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka takuar ish-kryeministrin dhe tash deputetin e Parlamentit të Greqisë, George Papandreou.

Sipas ZKM-së, në takim ata diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

“Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY).”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco