“Uroj Edin për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur”, tha Giorgia Meloni gjatë fjalës së tij në Samitin Evropian në Tiranë. Askush nuk ka qenë i bindur në fitoren e Edi Ramës. Por lideri global i rilindjes nuk i ka zhgënjyer miqtë. Kishte gati bandën e patronazhistëve.
Edhe Meloni ka premtuar gjatë fjalës së saj se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës.
Meloni: Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij të papritur si udhëheqës i qeverisë. Shqipëria organizon komunitetin politik për herë të parë. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar por edhe për të gjithë ne. Unë gjithmonë e kam munduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia përpara gjeografisë.
Shqipëria është sigurisht Evropë, ashtu si Italia, Serbia, apo Norvegjia. Pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo.
Bashkimi Evropian është sot pikërisht dëshira e ribashkimit të familjes evropiane ku të gjithë janë pjesë e një të vetmeje ashtu si dhe gishtat e një dore. Pra popuj që kanë luftuar njëri - tjetrin për shekuj sot në realitet janë një popull i vetëm. Dhe për këtë arsye, fakti që në jemi këtu sot do të thotë që ne po ndërmarrim një hap përpara në këtë proces historik të bashkimit të Evropës. Sepse në rast se ndërtojmë Evropën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë atë pa Ballkanin perëndimor.
Italia është e angzhuar që në Bruksel për qasjen ndaj Ballkanit perëndimor pavarësisht sfidave me të cilat përballet rajoni. Por që gjithsesi këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë të anëtarësimit ne BE. Sigurisht, zgjerimi do të thotë edhe sfida të tjera por unë jam e bindur që integrimi evropian i Ballkanit perëndimor, por edhe i vendeve të tjera në lindje është vetëm për të mirën dhe sigurinë e Evropës. Për me tepër për të parë atë që po ndodh në kufijtë tanë.
Fatet tona ndërvaren nga fatet e popujve të tjerë. Ajo që ndodh në kufijtë e tjerë të Evropës është e lidhur me çka ndodh ne kufirin e mesdheut si dhe e kundërta. Plaga që ka sjelle agresioni rus në Ukrainë dhe plaga që i ka sjellë rendit botëror vazhdon që të sjelle fakte destabilizuese përtej kufinjëve te caktuar. Mund te sjell edhe kriza te tjera.
Në do vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe do të bëjmë që kjo luftë të marrë fund menjëherë.
Çdo ditë heroizmi i Ukrainës na kujton themelin e kombeve tona që është Liria. Ne e duam lirinë ashtu siç e do edhe populli juaj.
© SYRI.net