Kllouni që drejton qeverinë shqiptare ka shkrirë së qeshuri të gjithë liderët e Samitit të Komitetit Politik Evropian. Nuk zhgënjen në barsoleta dhe krijime që të largojë vëmendjen në çdo mënyrë nga e vërteta e zgjedhjeve që ka grabitur vetëm para pak ditësh me bandën e patronazhistëve.
Në ceremoninë mikpritëse të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit u shfaq një video e krijuar me anë të inteligjencës artificiale. Në pamjet e IA, të gjithë liderët evropianë shfaqeshin në versionin e tyre fëmijë teksa uronin në gjuhën e tyre: “Mirë se erdhët në Shqipëri”.
Të ftuarit në ceremoni dukej sikur bënin pyetje njëri - tjetrit se çfarë kërkonin në atë ceremoni. Dhe prisnin pas uljes në gjunjë para Melonit ndonjë stil tjetër të propagandës majtiste që nuk ka asnjë lidhje me komunikimin.

© SYRI.net