PD fiton zgjedhjet në Shkodër/ Me mbi 9 mijë vota Bardh Spahia hyn në Kuvend, mbetet jashtë Edona Bilali e PS!

PD fiton zgjedhjet në Shkodër/ Me mbi 9 mijë vota Bardh Spahia hyn në Kuvend, mbetet jashtë Edona Bilali e PS!

13:01, 15/05/2025

Partia Demokratike ka dalë forcë e parë në qarkun Shkodër, duke siguruar 5 mandate në Kuvend pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Kandidatët që do të përfaqësojnë PD-në në legjislaturën e re janë Luciano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia.

Ky i fundit ka siguruar mandatin përmes listës së hapur, pasi ka marrë 9414 vota preferenciale, duke u renditur ndër më të votuarit.

Ndërkohë, Partia Socialiste është renditur forcë e dytë në këtë qark, duke arritur të fitojë 4 mandate. Të katër deputetët socialistë janë pjesë e listës së mbyllur dhe pritet të jenë Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha.

Rezultati në Shkodër pasqyron një betejë të fortë elektorale, me një ndarje të qartë mes dy partive kryesore. Fitorja e PD-së në këtë qark shihet si një fitore strategjike në hartën elektorale të vendit.

Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali e njohur për ‘bëmat’ me spotet elektorale vjen nga kandidatja e PS në Shkodër Edona Bilali, e cila përdori fëmijët dhe të sëmurët për të realizuar spot për t’iu mbushur mendjen votuesve shkodranë që ta votojnë më 11 maj.

Edona Bilali e ka publikuar edhe në rrjetet e saj sociale, një video paraqet ‘gjyshin’ e sëmurë në shtratin e spitalit, që sipas logjikes së kandidates socialiste Edona Bilali, është në prag të vdekjes, por ajo që e mban ‘gjallë’ të moshuarin janë zgjedhjet e 11 majit, ku siç shihet nga spoti i krijuar nga Bilali,  nipi i të moshuarit kërkoj ndihmën e doktorit për gjyshin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i lutet doktorit ta mbajë gjallë deri atëherë, në mënyrë që të ketë mundësi për të votuar më 11 maj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco