Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se çdo votë e çdo qytetari, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë, do të numërohet me kujdes dhe transparencë.
Noka ka folur edhe për informacione që, sipas tij, disponon lidhur me përfshirjen e "thasëve të Taulantit", duke këmbëngulur se çdo manipulim duhet të veçohet dhe zbulohet. Ai u bëri thirrje mediave dhe qytetarëve që të mbajnë vigjilencë dhe të hapin sytë për çdo parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor.
“Duhet të numërohet çdo votë e çdo qytetari. Absolotisht që votat e diasporës do të numërohen një për një. Porosia jonë është e plotë duhet të numërohet çdo votë e çdo qytetari një për një sin ë Shqipëri ashtu edhe në diasporë. Padiskutim informacionet tona janë të bollshme per thasët e Taulantit. Me gjithë respektin për mediat kam për detyrë t’ju them një gjë, vota e diasporës do të numërohet një për një. Thasët e Taulanit do të veçohen. Shikoni ca gjëra dhe hapni sytë, është e vështirë të informoj mediat.” - tha Noka.
© SYRI.net