Votat e Diasporës/ Pezullohet numërimi i kutisë 001 të Korçës, hapet kutia e parë e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Kukësit

Votat e Diasporës/ Pezullohet numërimi i kutisë 001 të Korçës, hapet kutia e parë e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Kukësit

23:37, 11/05/2025

Është pezulluar numërimi i kutisë 001 të Korçës për Diasporës. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkojnë që për votën e Greqisë të marrin masa e ta veçojnë, sepse është shoqëruar me shumë anomali.

Vëzhguesit e PD janë në Parkun Olimpik për të garantuar transparencë, për të mos lejuar që shkeljet të shndërrohen në rezultate zgjedhore.

Për Syri TV, gazetarja Alba Kepi raporton: “Pezullohet numërimi i kutisë së Korçës. Vëzhguesit e PD kanë konstatuar numërimin e zarfeve që vijnë nga Greqia. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga përfaqësuesi i Diasporës i PS, Taulant Balla.

Ka pasur një reagim nga përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu. Pra, numërimi i kutisë 001 e Korçës është pezulluar. Kanë nisur të hapen kutitë 001 të Shkodrës, Gjirokastrës dhe po përgatitet hapja e kutisë së parë të Kukësit”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco