KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

20:12, 11/05/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime është 40,94%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 2521 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar mbi 856776 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,65%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës me 46,57%.

Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 45,71% e zgjedhësve. Pas Kukësit renditet qarku i Fierit me 40,88%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 40,46% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Korçës deri në orën 18:00 kanë votuar 40,17% e votuesve, më pas vjen qarku i Lezhës me 39,66%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 18:00, 38,04% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Durrësit me 38,83%.

Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Gjirokastra me 36,88%, më pas qarku Shkodër me 36,10 si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 29,47% të zgjedhësve. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco