Votimi në Sarandë/ Deputet italian: Procesi i qetë, ende herët për opinion përfundimtar!

19:59, 11/05/2025

Deputetit i parlamentit italian, Mauro de Barba, njëkohësisht edhe në cilësinë e vëzhguesit të huaj ka parë nga afër procesin e votimit në qytetin e Sarandës.

Sipas tij, procesi ishte i qetë dhe pozitiv, por shtoi se është ende herët për të dhënë një opinion përfundimtar për procesin, pasi vlerësimi do të jetë më i plotë kur i gjithë procesi të përfundojë.

“Mesa kemi parë deri më tani, procesi është i qetë dhe pozitiv. Është ende herët që të japim një opinion përfundimtar për procesin, pasi do të vlerësohet kur të përfundojë”, tha ndër të tjera Mauro de Barba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco