Voton dhe kreu i KQZ, Celibashi: Kush fotografon votën dënim deri në 3 vite burg

Voton dhe kreu i KQZ, Celibashi: Kush fotografon votën dënim deri në 3 vite burg

14:42, 11/05/2025

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka hedhur votën e tij.

Në një prononcim për mediat nga shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ ku edhe ka votuar, Celibashi ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të mbahet përgjegjës nga institucionet përkatëse, ndërsa theksoi se edhe qytetarët duhet të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

‘Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar.

 Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse.

Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

Fotografimi i votës do marrë përgjigje nga drejtësia. Minimumi tre vjet burgim për ata që fotografojnë votën. Jo vetëm politikanët por edhe votuesit duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi’, tha Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco