Deputeti i PL-së, Petrit Vasili në një prononcim për median denoncon krimin zgjedhor që po ndodh në Vorë.
“Në Vorë kemi konstatuar me sytë tanë konsumimin e një krimi zgjedhor me 3 aktorë. Qeverinë, SPAK dhe Prokurorinë. Policia e shtetit nuk ekziston. Ua ka falur qendrën e Vorës një grushti horrash që janë identifikuar. Jemi këtu për tju thënë qytetarëve të Vorës se nuk ju marin dot peng grupi i kriminelëve.
Duhej të kishin ardhur në mënyrë të rrufeshme trimat e SPAK e BKH-së. Ku janë fshehur. 10 minuta nga qendra e Tiranës. Ata janë bashkëpjesëtarë të krimit e tendencës së dëshpëruar të Ramës duke dhënë shpirt, fshihet pas potureve të rrugacëve që shërbejnë dhe si shoqëruesit e Elisa Spiropalit. Banorë të Vorës, mos kini frikë" tha Vasili
© SYRI.net