Tensionet në Vorë, Celibashi niset drejt KZAZ

Tensionet në Vorë, Celibashi niset drejt KZAZ

12:45, 11/05/2025

Komisioneri Celibashi po shkon ne KZAZ Vore ku banda e Xhabaftëve të Vorës ka vazhduar presionin ndaj votuesve në këtë zonë. Kjo situatë është tensionuar kur aty ka mbërritur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në këtë zonë, duke u kërkuar që të largohen nga qendra e votimit.

 mbërritja e Nokës dhe Albana Vokshit i ka acaruar personat që rrinin aty.

Njëri prej tyre i identifikuar si Bert Xhabafti ishte dhe personi që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, duke i kërkuar edhe arsye se pse kishte ardhur aty.

Noka u ka kërkuar që të mos intimidojnë votuesit dhe të largohen nga qendra e votimit në bashkinë e Vorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco