Kadrijaj: Nuk e kemi obligim t’ia sigurojmë votat VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim t’ia sigurojmë votat VV-së

11:44, 11/05/2025

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një “absurditet”.

“Bllokuese e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje, është absurditet i kohës kur barazohet zgjedhja e kryetarit me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se partitë opozitare nuk kanë asnjë detyrim për të siguruar votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk e kemi obligim, ne opozita, që t’i sigurojmë vota Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Kadrijaj para mediave.

Kadrijaj ka akuzuar LVV-në si shkelësin më të madh të Kushtetutës, duke theksuar se kjo parti shpesh ka bërë thirrje për respektimin e Kushtetutës, ndërkohë që ka miratuar ligje që janë shpallur antikushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco