Qytetari i pret rrugën çiklistit, një tjetër rrëzohet pranë ‘Arenës Kombëtare’

Qytetari i pret rrugën çiklistit, një tjetër rrëzohet pranë ‘Arenës Kombëtare’

18:05, 10/05/2025

Gara e kronometrit të Giro d’Italia, e cila u zhvillua sot në Tiranë, nxori në pah problematikat në organizim të një eventi kaq të rëndësishëm.

Pas rrëzimit të disa garuesve në zonën e freskut, ku njëri përfundoi më dëmtime më serioze, edhe në etapën e dytë pati aksidente të rrezikshme .

Në momentin kur po kalonte në zonën e 'Myslym Shyrrit' një çiklist u përplas me një kalimtar në rrugë, i cili i shpetoi vëmendjen së policisë dhe tentoi të kalonte rrugën. Kalimtari tentoi të kaonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke penguar garuesin. E pashmangshme më pas ndërhyrja e forcave të rendit, që e ndaluan kalimtarin që theu rregullat.

Aksidenti tjetër ndodhi pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare’. Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës 'Team Jayco–AlUla' nuk mbajti dot ekuilibrin, duke u rrëzuar në tokë. Për fat të mirë, nuk pati ssnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, paçka se vijoi garën me biçikletë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco