Në Ditën e Evropës, Osmani: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Në Ditën e Evropës, Osmani: Kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

18:31, 09/05/2025

Në Ditën e Evropës, që shënon 75-vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato të padrejta dhe në kundërshtim me vlerat që promovon vetë Unioni.

“Reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes në rrugëtimin tonë drejt integrimit në BE,” shkroi Osmani në rrjetet sociale.

 

Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive, qytetarët e Kosovës mbeten të përkushtuar ndaj rrugës evropiane. Në këtë kontekst, Osmani e vlerësoi si të domosdoshme që institucionet evropiane të rishikojnë masat ndaj Kosovës dhe të trajtojnë me seriozitet politikat destabilizuese të Serbisë.

 

“Është e papranueshme që në këtë ditë të shënuar për Evropën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ta festojë në Moskë, pranë Vladimir Putinit—liderit që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë,” shkroi ajo.

Presidentja theksoi se ëndrra për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar nuk mund të realizohet përderisa vazhdojnë politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian në rajon dhe përkrahja ndaj Serbisë me orientim pro-rus.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco