Policia jep detaje për tragjedinë në Prishtinë

Policia jep detaje për tragjedinë në Prishtinë

17:39, 09/05/2025

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një burrë e ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.

Ahmeti tha se mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

“Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco