Krasniqi fajëson Vetëvendosjen: Po e dhunojnë vullnetin e qytetarëve, qëndrimin e njëjtë e kemi edhe pasnesër

Krasniqi fajëson Vetëvendosjen: Po e dhunojnë vullnetin e qytetarëve, qëndrimin e njëjtë e kemi edhe pasnesër

10:47, 09/05/2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për të 13 herë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, për të cilën fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Po bëhen tre muaj që vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje. Është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar këtë situatë,” tha Krasniqi.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të dalë nga bllokada institucionale, duke kërkuar zgjidhje për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

“E shprehim vullnetin tonë të konfirmuar për të insistuar që të dalim nga kjo bllokadë që na ka sjellë VV. Zonja Haxhiu nuk i ka votat. Ne do të jemi këtu, por do ta kemi qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati,” përfundoi Krasniqi./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco