Për të 13- tën herë dështon konstituimi i Kuvendit, seanca tjetër të dielen

Për të 13- tën herë dështon konstituimi i Kuvendit, seanca tjetër të dielen

10:38, 09/05/2025

Për të 13 tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  janë mbledhur sërish sot për të 13 tën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Prezent në sallë janë 113 deputetë.

 Edhe pse në seancat e kaluara ka dështuar  zgjedhja e  kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit, VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie  për kryeparlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco