Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK’së

Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK’së

10:26, 09/05/2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është parë me një dokument në dorë para fillimit të seancës.

E njëjta më pas me atë dokument është afruar tek grupi i deputetëve të PDK’së, ku po qëndronin Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Vlora Çitaku dhe deputetja e AAK’së, Time Kadriaj. Dokumentin më pas e ka marrë Tahiri.

Ata janë parë duke biseduar mes vete për disa minuta. Pastaj Bajrami është larguar prej aty, e dokumenti mbeti tek Tahiri.

Para se të shkonte tek deputetët e PDK’së, Bajrami i është afruar deputetit të LDK’së, Krenar Xhaferit, i cili duket se nënshkruan dokumentin.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon tentativën e 13-të për konstituimin e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Bllokada në Kuvend është krijuar tek çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco