VIDEO/ Tym i bardhë nga Vatikani, bota me një papë të ri

18:11, 08/05/2025

Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri, pasi nga oxhaku i në Kapelën Sistine doli tym i bardhë, i cili nënkupton se Kisha Katolike Romake ka një Papë të ri, raporton Alba Kepi për SYRI-n.

Ky moment ka ndodhur pas disa raundeve votimi dhe është pritur me entuziazëm nga besimtarët dhe mediat ndërkombëtare. Në këtë moment, shumë njerëz kanë shpërthyer në duarrokitje dhe britma gëzimi në Sheshin Shën Pjetri, duke shënuar një ngjarje historike për Kishën Katolike.

Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur ata të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine, me shumë mundësi brenda një ore.

Kujtojmë se për zgjedhjen e Papës, kërkohen të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco