PLUG/ Ervin Hoxha dhe familja drejt ngritjes së skemës ‘5B’, vëllai vartës i Ballukut me kompani

16:58, 08/05/2025

Deri këtu treguam se Ministri Ervin Hoxha, një ish drejtues policie me karrierë të dyshimtë dhe pasuri po ashtu të dyshimta, jo vetëm që nuk ka shkëlqyer në punën  si ministri I brendshëm, por përkundrazi, gjatë më detyrës së tij kanë ndodhur disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend. Akuzat e ngritura se ai përfaqëson grupet kriminale në vend, morën pikërisht trajt kulmore në nëntorin e vitit 2024, kur Gazment Bardhi bëri deklaratat që sapo ndoqëm. Veç Ervin Hoxhës, në akuzë u përmend edhe vëllai I tij, Darling Hoxha, drejtor i Belinda Ballukut. Ky denoncim publik na shtyu të hulumtojmë dhe më tej për këtë personazh.

Emri i Darling Hoxhës, përforcon edhe më shumë akuzat e Arben Ahmetajt, se i vëllai i tij ministër i brendshëm, Ervin Hoxha, është një nga njerëzit e preferuar të Belinda Ballukut. Darling Hoxha u emërua drejtor në OSHE në vitin 2017, gjatë një konkursi ku gjithashtu ndër fituesit ishte dhe Agron Malaj, për të cilin Plug foli vetëm një ditë më parë.

Prej vitit 2017, Darling Hoxha vijon  të jetë drejtues i OSHE, ndërsa aktualisht mban postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të OSSH në Tiranë, pra vartës i Beldian Dalipit, një prej njerëzve të tjerë të afërt të Belinda Ballukut I akuzuar gjithashtu për krijimin e skemës “5B”.

Pasi u përmend nga Gazment Bardhi në Kuvend, Emri i Darling Hoxhës do të bëhej publik përsëri pak ditë më parë, nga Partia Demokratike, gjatë një denoncimi nga zëdhënësja antikorrupsion, Genta Vangjeli.

Ky denoncim krijon dyshimin se edhe familja e ministrit të brendshëm është e përfshirë në një skemë “5B”. historia nis në vitin 2015. Fill sapo nëna e Ministrit Ervin Hoxha dhe vëllait të tij drejtor në OSHE, del në pension, vendos t`i futet biznesit në moshën 60 vjeçare. Në datën 29 shtator 2015, Pranvera Hoxha regjistron në QKB kompaninë VEBA 45 SHPK. Kompania ka si object “Administrimi i parkimit dhe lavazhit te automjeteve prane Hotel "Rogner"; Sherbime mirembajtje; Sherbime te ruajtjes se sigurise fizike dhe objekteve; Sherbime ndermjetesie; Sherbime transporti dhe qiradhenie automjetesh; Sherbime administrimi pasuri te luajteshme dhe te paluajtshme; Çdo lloj veprimtarie te ligjshme qe konsiderohet fitimprurese per shoqerine. Sherbime pastrimi te ambienteve te brendshme dhe te jashtme dhe tregtimin e produkteve, aksesoreve dhe materialeve te pastrimit, etj”. Deri në vitin 2017 kompania kishte si administrator një shtetasin Ilir Aliçka, ndërsa në 7 prill 2017, pra kohë kur Darling Hoxha aplikon për tu bërë drejtor në OSHE, vendos të bëhet gjithashtu edhe administrator i kompanisë së mamasë së tij. Dhe nga viti 2017 e deri më sot Darling Hoxha rezulton se është administrator i kësaj kompanie.

Në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, nenet 27 dhe 35, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit, dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Jo vetëm që personi i lidhur me zyrtarin ushtron veprimtari tregtare, por sipas të dhënave të nxjerra nga spending data rezulton se subjekti “Veba 45” shpk ka përfituar fonde publike nga institucione të ndryshme shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Hoxha, e konkretisht Administrata Qendrore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komisionerët Publikë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

Në total, nga të dhënat e thesarit nëna dhe vëllai I Ministrit të Brendshëm, kanë përfituar rreth 10 mijë euro pagesa, duke larë automjetet e dhjetëra zyrtarëve të institucioneve publike, ku nuk bëjnë përjashtim as institucionet e drejtësisë së re.

Shuma e përfituar për larjen e automjeteve nga “5B” e familjes së Ministrit Hoxha, mund të cilësohet modeste, por ky biznes privat për pak sa nuk u shndërrua edhe në përfitues direkt të parave nga Ministrja Belinda Balluku, e cila pak javë më parë hapi një tender për larjen e automjetit të saj.

Në muajin mars, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi një tender, për larjen e 10 automjeteve të saj, një Audi A8, që i përket Ministres Belinda Balluku dhe 9 automjeteve të tjera. Sipas sepcifikimeve të tenderit, automjeti I ministers Belinda Balluku do të lahej 12 herë në muaj, ku kërkohej që mjeti të lahej Brenda 30 minutave midis orës 7 deri në orën 9 të mëngjesit. Ndër specifikimet teknike të këtij tenderi, ishte dhe distanca, ku sipas Ministrisë, lavazhi duhet të ishte jo më larg se 2 km nga zyra e Belinda Ballukut. Dhe sigurisht, lavazhi i kolegut dhe njëherazi vëllait të kolegut, vartës të saj në OSHE, i plotësonte këto kritere. Por pas denoncimit nga lideri i opozitës Sali Berisha, tenderi i Belinda Ballukut, që kapte vlerën e 10 mijë eurove, u anulua me urgjencë.

Darling Hoxha, në krye të OSHE në Tiranë, administron miliona euro fonde, ndërsa gjatë viteve të fundit ka kryer mbi 34 milionë euro tendera. Shumë prej këtyre tenderave, Darling Hoxha ua ka dhënë edhe kompanive të denoncuara nga Plug, si pjesë të skemave “5B” të Drejtorëve të Belinda Ballukut. Mes tyre është kompania 4-AM.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco