Policia arreston një 26-vjeçar që ishte në kërkim për dhunim, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 5 vitesh

Policia arreston një 26-vjeçar që ishte në kërkim për dhunim, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 5 vitesh

15:23, 08/05/2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim për dhunim.

Personi i arrestuar është një 26-vjeçar me inicialet A.O, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Reporteri.net.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u  realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të  cilët arritën  të arrestojnë personin e kërkuar: -A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim”, thuhet në njoftim./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco