Aeroporti elektoral i Vlorës/ Rama harron Bexhetin dhe flet për dështimin e ‘Kukësit’

Aeroporti elektoral i Vlorës/ Rama harron Bexhetin dhe flet për dështimin e ‘Kukësit’

14:14, 08/05/2025

Ashtu siç u bë edhe në Kukës edhe në aeroportin e Bexhetit në Vlorë është ulur avioni i parë.

Kjo ndodh vetëm dy ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Dhe duket se me këtë lëvizje kreu i rilindjes ka menduar se do të marrë ndonjë votë më shumë. Pasi u kundërshtua nga banorët por edhe nga ambientalistët aeroporti ju tha mikut të Ramës që ta ndërtonte.

Sa herë i afrohen zgjedhjet Rama, ngre ndonjë avion në fluturim që të shpërqendrojë shqiptarët. Por me ç’duket edhe ky i Vlorës do rrethohet nga ferrat më gjithë modelin e propagandës së kreut të qeverisë që deklaroi se kam ardhur me “dokumente” me vete për Kukësin duke harruar që ishte në Vlorë e duhej folur për këtë të Vlorës. Ai e pranoi se Kukësi ishte dështim. Dhe duke u munduar që të mbulojë me hije dështimin e pritshëm të Vlorës vijonte me mashtrimet e tij se së shpejti nisin fluturimet në Kukës. Se për 12 mijë vendet e punës që premtoi atë kohë, ndoshta e ka kuptuar që e ka bërë baltë, e nuk foli sot në Vlorë.

Edi Rama: Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi.

Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes...

Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më.

“Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.

Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.

Në fund ashtu si ne Kukës edhe në Vlorë u ul avioni i parë për të dytin, të tretin e me radhë të presim mashtrimin e radhës. Që me siguri nuk do të pas 11 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco