Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në fshatin Kçiq.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident ka mbetur një person i lënduar.
“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar një person”, tha Zahiti
© SYRI.net