AGK i bashkohet organizatave evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, dënon sulmet e VV-së ndaj përfaqësuesit të “Reporterëve pa Kufij”

AGK i bashkohet organizatave evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, dënon sulmet e VV-së ndaj përfaqësuesit të “Reporterëve pa Kufij”

12:19, 08/05/2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, duke dënuar fushatën e nisur nga partia politike Vetëvendosje kundër Pavol Szalai, udhëheqës i Deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij.

Në reagimin në Facebook, thuhet se sulmet ndaj Szalai, përfshirë pretendimet e rrejshme për origjinën e tij kombëtare të bëra nga deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha, nuk kontribuojnë në një ambient të shëndetshëm publik, por përkundrazi theksojnë rreziqet me të cilat përballen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë.

“Sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë pretendime të rrejshme për origjinën kombëtare të Szalai, nga deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha, nuk ndihmojnë, por vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, thuhet në një reagim të ECPMF-së,  të mbështetur edhe nga AGK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco