EMRI/ Kapet me një dozë kokaine kandidati për deputet, i 'bastiset' banesa

EMRI/ Kapet me një dozë kokaine kandidati për deputet, i 'bastiset' banesa

16:49, 07/05/2025

Policia e Sarandës ka arrestuar një person, të cilit i është gjetur një dozë me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga është vënë shtetasi Ergys Isufi, kandidat për deputet, i cili në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht Ergys Isufi ka tentuar t’i arratiset Policisë, duke ikur me vrap, por më pas është neutralizuar nga uniformat blu. Po ashtu, blutë e qytetit bregdetar kanë ushtruar kontroll edhe në banesën.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e Policisë për këtë rast.

Prangosja e Ergys Isufit vjen në një kohë kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Isufaj është kandidati i Adratik Lapajt dhe kandidon në listë të hapur në këto zgjedhje.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco