Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tri raketahedhëse krahu (të njohura si zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një gazmaskë.
Lidhur me këtë zhvillim, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi ashpër, duke e cilësuar rastin si dëshmi të qartë të përfshirjes së Serbisë në veprime destabilizuese.
“Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia, si në rastin e sotëm, nuk ka dhe nuk do të ketë vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë,” deklaroi Sveçla.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të identifikuar përgjegjësit.
© SYRI.net